Prishtinë 18 Maj 2026. 17:09
Administrata Tatimore e Kosovës ka inauguruar Qendrën për Shërbim të Tatimpaguesve në hapësira të reja, të cilat, sipas institucionit, synojnë avancimin e cilësisë së shërbimeve dhe afrimin më të madh me qytetarët dhe bizneset.
Në ceremoninë inauguruese, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës tatimore dhe përmirësimit të shërbimeve për tatimpaguesit.
Ai theksoi se investimi nuk përfaqëson vetëm ndryshim të hapësirave fizike, por dëshmi të përkushtimit për ndërtimin e një administrate moderne, efikase dhe më pranë qytetarëve e bizneseve.
“Synimi ynë është që çdo tatimpagues të marrë shërbime më cilësore, më të shpejta dhe më transparente, duke krijuar standarde më të avancuara të komunikimit dhe mbështetjes për çdo tatimpagues”, u shpreh Hyseni, njofton ATK.
Në inaugurim mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili vlerësoi angazhimin e ATK-së në avancimin e shërbimeve dhe digjitalizimin e proceseve tatimore, duke theksuar rëndësinë e forcimit të institucioneve publike në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së besimit të qytetarëve.
Ai tha se modernizimi i administratës tatimore dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e bizneset janë pjesë e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit institucional dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm ekonomik.
Ndërkohë, ATK-ja bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar, përmes platformave elektronike dhe sporteleve fizike, janë ofruar 53 mijë e 749 shërbime për tatimpaguesit, si dhe janë lëshuar 92 mijë e 473 vërtetime tatimore.
“Nga këto, 67,272 janë lëshuar si e-vërtetime, 22,301 vërtetime nga sporteli, ndërsa 2,900 përmes integrimit të sistemit të ATK-së në platformën e-Kosova, duke mundësuar sigurimin e tyre me më shumë lehtësi, si online ashtu edhe në sportel”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Tutje ky institucion ka njoftuar se paralelisht me avancimin e shërbimeve, po vazhdon investimi edhe në fuqizimin e kapaciteteve profesionale, përmes hapjes së konkursit për inspektorë dhe mbledhës të borxheve tatimore.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë