Prishtinë, 18 maj 2026 16:04
BE-ja ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ditë më parë tha se Kosova “nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës (CoE)” duke i kujtuar atij dhe vendit që ai përfaqëson se Serbia është pajtuar, në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit, që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Bazuar në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.
Në këtë kontekst, Brukseli, po ashtu, i ka kujtuar Serbisë kushtin se duhet të zbatojë të gjithë marrëveshjet e arritura më parë.
“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, është kusht për të dyja, Kosovën dhe Serbinë, të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, thuhet më tej në përgjigje.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq tha pas takimi të 135-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) që u mbajt të premten në Kishinau të Moldavisë, se vendi i tij loboi që Kosova të mos pranohej, këtë ditë, si anëtarë e Këshillit të Evropës.
Sipas tij, pavarësisht se disa ministra evropianë kishin bërë thirrje publikisht që kjo të ndodh, diçka e tillë nuk ndodhi.

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”