Prishtinë 18 Maj 2026 14:07
Malisheva ka nisur zyrtarisht fushatën e dezinsektimit në zonat endemike të kësaj komune, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).
Ky proces ka për qëllim reduktimin e rrezikut nga kontaktet me rriqrat, të cilët konsiderohen bartësit kryesorë të virusit të EHKK-së.
Për të përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve në terren, zonat ku po realizohet dezinsektimi i ka vizituar, të hënën, kryetari i Komunës Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarë të shtabit emergjent.
Me këtë rast, ai theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Nacionale për parandalimin e EHKK-së dhe falënderoi ekipet e angazhuara në terren.
“Jemi maksimalisht të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në këto aktivitete dhe u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse me kujdes të shtuar”, deklaroi kryetari i Malishevës, transmeton KosovaPress.
Sipas autoriteteve komunale, dezinsektimi është pjesë e planit operativ për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së. Paraprakisht janë realizuar edhe aktivitete të tjera, përfshirë fushata vetëdijesuese, repelimin e kafshëve (procesin e trajtimit të kafshëve me mjete ose substanca mbrojtëse që largojnë parazitët, insektet ose rriqrat) si dhe trajtimin e rasteve të pickimeve nga rriqrat.
Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rast të pickimeve nga rriqrat.
Rriqrat, sipas informacioneve të përgjithshme mjekësore dhe shkencore, janë parazitë që bëjnë pjesë në grupin e araknidëve, ku përfshihen edhe merimangat dhe akrepat, dhe nuk konsiderohen insekte. Ndryshe nga insektet që kanë gjashtë këmbë, rriqrat e rritura kanë tetë këmbë. Ato ushqehen me gjakun e njerëzve dhe kafshëve, duke u ngjitur në lëkurë dhe duke pickuar. Rriqrat zakonisht gjenden në bar të lartë, pyje, kullota dhe te kafshët shtëpiake apo bagëtitë, ndërsa njihen edhe si bartëse të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Ethet Hemorragjike Krime-Kongo

Qeveria e Kosovës investon 2.77 milionë euro për banim social në Vushtrri
Komuna e Graçanicës dëshmon paaftësi në udhëheqje të pushtetit lokal, Zyra Kombëtare e Auditimit me kritika për gjetjet serioze në prokurim
3.3 milionë euro për banim social në Mitrovicën e Jugut
Auditimi e nxjerr keq Shtërpcën e udhëhequr nga Lista Serbe
4.4 milionë euro për 78 banesa sociale në Skenderaj
Komuna e Mitrovicës së Veriut e udhëhequr nga Lista Serbe shënon regres në shpenzim të buxhetit, rrit shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Kosova përfaqësohet në futboll, hendboll, volejboll, tenis e not