Mitrovicë, 18 maj 2026 08:37
Në komunën e Mitrovicës pritet të ndërtohet objekti i ri i Gjimnazit “Bardh Frangu” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, një investim prej 5 milionë eurove, shkruan Veritasinfo.
Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, ka thënë se projekti synon krijimin e kushteve më moderne për zhvillimin e procesit mësimor dhe avancimin e arsimit në qytet.
Ai vlerësoi rëndësinë që këto institucione kanë pasur ndër vite në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.
Peci theksoi se nga këto shkolla kanë dalë figura të njohura në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, kulturën, artin dhe institucionet publike, të cilat kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për vendin.
Ai shtoi se komuna do të vazhdojë edhe me investime të tjera në sektorin e arsimit, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë së edukimit në Mitrovicë.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë