Prishtinë 18 Maj 2026 8:05
Nisma e fundit e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili ka njoftuar Kongresin amerikan për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes për Kosovën në vlerë prej 14 milionë dollarësh, i vë Shtetet e Bashkuara në pikën e mbështetësit më të madh të vendit.
Në këtë kontekst, kjo ndihmë përfshinë dronët dhe sistemet moderne të mbrojtjes, e deri te mbështetja për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri profesionale e të denjë për të qenë pjesë e NATO-s.
“Këtë e kanë dëshmuar edhe kongresistët e ndryshëm, këtë e kanë dëshmuar me ndihmën e tyre, ndihma e fundit dhjetëra milionëshe për FSK-në, andaj mendoj që jemi në rrugën e duhur pothuajse perfekte në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes sepse kjo tregon që Republika e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk po i ndal projektet e saj, ashtu siç do të marrë pjesë edhe në misionin paqësor në Gaza”, ka thënë për RTK-në, Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.
Ndërkohë, një nismë tjetër e miqve amerikanë është edhe propozimi i kongresistit republikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për ta rishqyrtuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe për të mos i penguar për anëtarësim në NATO.
Ndonëse nuk u miratua, kjo gjë po konsiderohet mbështetje e madhe nga SHBA-ja në rrugën drejt NATO-s.
Se Kosova është gati për t`u anëtarësuar, e thotë Gurakuq Kuçi nga Octopus.
“Kosova sa i përket aspektit të sigurisë tashmë është duke marr pjesë në misione ndërkombëtare, ndërsa në aspektin e brendshëm ka treguar një koherencë të vazhdueshme duke iu përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme terroriste dhe paramilitariste të Serbisë. Sidomos në vitet e fundit kemi vërejtur këtë, po ashtu edhe në çështjet e spiunazhit ka një përgjigje të fuqishme nga organet tona”, theksoi Kuçi.
Ditë më parë, disa pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës u nisën së bashku me trupat amerikane drejt Gazës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë.

Kurti: Vuçiq dërgoi paraushtarakë për t’i sulmuar policët e Kosovës
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Fetoshi: Presione për një Serbi edhe më kërcënuese, Lista Studentore sinjalizon vazhdimësinë e politikës ekspansioniste
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve