????????????????????????????????????
Prishtinë, 17 majj 2026 18:03
Serbia synon të ndërhyjë tek votuesit serbë në Kosovë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i ftuar ata që të votojnë Listë Serbe – parti kjo e cila ka mbështetjen e plotë të Beogradit.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, u bëri thirrje sot serbëve të zhvendosur nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, duke u i ftuar të njëjtit që të votojnë për krahun e zgjatur të Serbisë – Listën Serbe, transmeton KosovaPress.
“Ju të gjithë e dini se po afrohen zgjedhje të tjera të rëndësishme, e kuptoj që njerëzit janë të lodhur sepse kemi shumë procese zgjedhore dhe një krizë të madhe politike dhe paqëndrueshmëri në Prishtinë, por varet nga ne të durojmë dhe të luftojmë dhe të jemi të bashkuar, të bashkuar dhe të vendosur siç kemi qenë deri më tani”, tha ai i pari.
Duke u kërkuar votën për Listën Serbe, Petkoviq u tha serbëve të zhvendosur se gjoja fitorja e këtij subjekti politik në këto zgjedhje është një “garanci e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.
“Ky është një tubim dhe një mundësi për t’ju ftuar të gjithëve të shkoni në zgjedhje më 7 qershor dhe të votoni për Listën Serbe, sepse fitorja e Listës Serbe në këto zgjedhje është një garanci e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe M…, siguria se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë komunitetet tona dhe të investojmë në to”, ka thënë ai.
Zgjedhjen e parakohshme parlamentare mbahen në Republikën e Kosovës mbahen më 7 qershor.

Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
Kosova dhe Bangladeshi synojnë thellimin e bashkëpunimit, në fokus edhe punësimi i punëtorëve
Zulfaj thotë se Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE
Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi
Kurti sërish iu shkruan liderëve opozitarë, kërkon takim të përbashkët
Nga pasivizimi i adresave te përjashtimi nga drejtësia: shqiptarët e Luginës jashtë sistemit
Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe PK-së në trazirat e vitit 2023
Katër kosovarë të lënduar nga zjarri në një hotel në Vlorë
Tentim vrasje në Pejë