Prishtinë, 15 maj 2026 16:49
Policia e Republikës së Kosovës po vazhdon avancimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në modernizimin e operacioneve policore dhe forcimin e sigurisë publike në vend.
Së fundmi, 12 zyrtarë policorë janë certifikuar për operimin profesional të sistemeve ajrore pa pilot të tipit “Skydio”, pas përfundimit me sukses të një trajnimi intensiv 15-ditor, i cili u fokusua në përdorimin e avancuar të dronëve në funksion të operacioneve policore.
Trajnimi përfshiu pjesën teorike dhe praktike, duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë njohuri në operimin dhe menaxhimin e sistemeve ajrore pa pilot, planifikimin e misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, si dhe përdorimin e teknologjive inteligjente të navigimit dhe aplikimin operacional në terren, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit operacional të Policisë së Kosovës, veçanërisht në përdorimin e teknologjisë moderne për menaxhimin e situatave të sigurisë dhe mbështetjen e operacioneve policore.
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, Policia e Kosovës pranoi edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 dollarësh nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program).
Ky donacion pritet të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke kontribuar në rritjen e gatishmërisë, efikasitetit dhe performancës së Policisë së Kosovës në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë po vlerësohet si një tregues i besimit në profesionalizmin dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës, e cila vit pas viti po ndërton kapacitete moderne në përputhje me standardet bashkëkohore të sigurisë.

Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë