Prishtinë, 15 maj 2026 11:57
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike, me seli në Tallinn (Estoni).
Anëtarësimi i Shqipërisë u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e CCDCOE, ku vendi iu bashkua qendrës së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar të ekspertizës në mbrojtjen kibernetike.
Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të NATO-s në përballjen me kërcënimet dhe sfidat në hapësirën kibernetike.
Pjesëmarrja në CCDCOE i krijon Shqipërisë mundësi për shkëmbim ekspertize, përfshirje në kërkime dhe analiza strategjike, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë dhe institucione të specializuara nga vendet aleate dhe partnere.
E themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO-ja, CCDCOE-ja është një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kibernetike, e fokusuar në kërkimin shkencor, analizën strategjike, trajnimet profesionale dhe zhvillimin e praktikave më të mira për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike. Qendra organizon gjithashtu Locked Shields, stërvitjen më të madhe dhe më komplekse në botë në fushën e mbrojtjes kibernetike.
Ky anëtarësim forcon më tej pozicionin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe rrit bashkëpunimin me strukturat dhe ekspertët kryesorë të NATO-s në këtë fushë.

Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë