Prishtinë, 15 maj 2026 22:02
Në një analizë të titulluar “Pasqyra e agresorit”, Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi ka trajtuar narrativat që, sipas tij, po ndërtohen në opinionin publik serb lidhur me Kosovën dhe aleancat e saj ndërkombëtare.
Fetoshi thekson se diskursi për “rrezikun” nga bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci dhe pretendimet për “militarizim” të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, po përdoren si vazhdimësi e një narrative të vjetër politike dhe mediatike në Serbi.
Sipas tij, në këto analiza mediatike, zhvillimet në FSK dhe bashkëpunimet ndërkombëtare ushtarake interpretohen si “kërcënim për paqen”, duke anashkaluar faktin se Kosova është shtet sovran dhe i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në opinionin e saj të vitit 2010.
Fetoshi shton se këto narrativa shpesh lidhen edhe me ndikime gjeopolitike dhe përdoren për të forcuar diskursin nacionalist në Serbi, duke e paraqitur Kosovën si faktor destabilizues në rajon.
Ai vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës është e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s dhe bashkëpunon me aleatët ndërkombëtarë në misione paqeruajtëse, ndërsa thekson se mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë shpesh lihet jashtë këtyre interpretimeve.
Në fund të analizës, Fetoshi e cilëson këtë qasje si pjesë të një strategjie më të gjerë të narrativave politike, që sipas tij synojnë të zhvendosin vëmendjen nga realiteti i Kosovës si shtet i pavarur dhe faktor stabiliteti në rajon.

Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë