Prishtinë, 12 nëntor 2026
Seanca fillestare ndaj Stefan Radulloviqit, i akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, është ndërprerë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Radulloviqi akuzohet për përfshirje në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës, të kryer më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Sipas aktakuzës, Radulloviqi dyshohet se ishte pjesë e grupit terrorist të armatosur rëndë, i cili kishte marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Prokuroria pretendon se qëllimi i këtij grupi ishte destabilizimi i strukturave kushtetuese të Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të vendit, me synimin për bashkimin e saj me Serbinë.
Radulloviqi ishte arrestuar në prill të vitit 2026 në pikën kufitare në Merdar dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
Rasti ndaj tij lidhet me sulmin e organizuar në Banjskë, për të cilin Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin.
Sulmi i 24 shtatorit 2023 përfundoi me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e pjesëtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës.

Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Bisedimet në Abu Dhabi sjellin marrëveshje për lirimin e robërve, por jo për paqe