Prishtinë, 14 maj 2026 19:26
Qeveria e Kosovës në mbledhjen ta mbajtur të enjten ka miratuar vendimin me të cilin përfundon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për nevoja të realizimit të projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në zonën kadastrale Jahoc, Komuna e Gjakovës.
Në këtë zonë siç ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve.
“Kjo zonë industriale, me një hapësirë prej mbi 130 hektarësh, do të shërbejë si bazë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, ku do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve në vend. Ky projekt paraqet një hap strategjik drejt avancimit të kapaciteteve shtetërore në fushën e mbrojtjes, zhvillimit industrial dhe forcimit të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”