Prishtinë 14 Maj 2026 15:50
Plotësuar, 14:00) Pas rreth 12 orësh qëndrimi në nëntokë, 18 minatorët që kishin mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës në Stan Tërg kanë dalë në sipërfaqe në gjendje të mirë shëndetësore.
Minatorët kishin mbetur në thellësi prej rreth 800 metrash nën tokë që nga ora 01:50 e mëngjesit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike të shkaktuar nga një defekt në linjën 35 kV Stan Tërg.
Pas angazhimit të ekipeve teknike dhe skuadrave të shpëtimit, është arritur që situata të menaxhohet dhe minatorët të nxirren në sipërfaqe pa pasoja.
Më herët, Ndërmarrja Publike “Trepça” kishte bërë të ditur se në ndërrimin e tretë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë, prej të cilëve 29 kishin arritur të dalin më herët nga miniera, ndërsa 18 të tjerë kishin mbetur brenda.
Gjatë gjithë kohës, sipas përgjegjësve, komunikimi me minatorët ka qenë i vazhdueshëm dhe gjendja e tyre është monitoruar nga afër.
18 minatorë mbesin brenda minierës së Trepçës pas problemeve me energjinë
(E përditësuar 12:00) Ndërmarrja Publike “Trepça” ka thënë se brenda dy orësh planifikohet të ndodh evakuimi i 18 minatorëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
“Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagim.
“Trepça” thotë se në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë dje në ora 23:00. 29 nga ta kanë dalë nga miniera.
“Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg”, vazhdon njoftimi.
18 minatorë kanë mbetur të brenda në minierën e Trepçës, 800 metra në thellësi të tokës. Kjo si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
Lajmin e ka bërë të ditur Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës. Sipas tij, fillimisht mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar në nëntokë, por një pjesë e tyre kanë arritur të dalin vetë në sipërfaqe.
Megjithatë, rreth 18 prej tyre vazhdojnë të jenë ende brenda minierës.
Ai shtoi se komunikimi me minatorët është i vazhdueshëm dhe se gjendja e tyre e përgjithshme për momentin paraqitet stabile, por paralajmëroi se koha e gjatë në nëntokë po e vështirëson situatën.

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së
Rizvanolli nga Trepça: Minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore, po presim që të dalin shpejtë
Kadetët e FSK-së marrin pjesë në forum ndërkombëtar për të Drejtën Humanitare në Itali
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative shihet si hap i madh drejt sundimit të ligjit
Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit
Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është detyrim shtetëror
Dalin në sipërfaqe 18 minatorët që ishin të bllokuar në Trepçë
Kosova mban takimin e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Kurti flet për fondet e Planit të Rritjes të BE-së
SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh