Prishtinë 14 Maj 2026 14:14
Ministrja e në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është duke qëndruar në “Trepçë”, pas situatës së krijuar me minatorët atje, raporton Ekonomia Online.
Si pasojë e problemeve më rrymë, 18 minatorë vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë.
Rizvanolli, nga atje ka thënë se gjendja pritet të sanohet shumë shpejtë, duke shtuar se minatorët e ngujuar janë në gjendje të mire shëndetësore.
“Jam e gëzuar që pjesa më e madhe e minatorëve që kanë qenë brenda kanë dalë jashtë. Siç u informova, edhe 18 minatorë janë brenda në minierë. Gjendja pritet të sanohet shumë shpejt dhe ata të dalin. Sapo mora informata nga menaxhmenti i Trepçës dhe Bordi, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë mungesë. Mirëpo, po presim që shumë shpejt të dalin edhe të tjerët që janë brenda”, ka thënë ajo.
“Me këtë rast dua të falënderoj edhe Trepçën, edhe KOSTT-in, edhe operatorin Elektrosever, edhe KEDS-in, Inspektoratin e Energjisë, të gjitha institucionet që janë duke ardhur për të inspektuar, dhe presim raportet për të parë se çfarë e ka shkaktuar këtë avari”, ka shtuar Rizvanolli.
Ajo, ak shtuar se kur të gjithë minatorët të dalin nga miniera, mund të bisedohet për çështja të tjera.
“Më e rëndësishmja është që minatorët duket se janë mirë të gjithë dhe, kur të dalin të gjithë, mund të bisedojmë për çështje të tjera”, tha Rizvanolli.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja