Prishtinë, 14 maj 2026 10:54
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar ndaj togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, i akuzuar për spiunazh.
Gjykimi ndaj ish-togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, do të nisë më 19 maj. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas aktakuzës, Jevtiq dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar kohore deri më 17 korrik 2025 ka mbledhur dhe u ka dërguar dokumente të klasifikuara zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA).
Dokumentet, sipas Prokurorisë, lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ai, duke shfrytëzuar pozitën e tij si toger dhe shef i sektorit operativ në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, dyshohet se i ka mundësuar një agjenti të BIA-s qasje në kompjuterin zyrtar përmes programit “TeamViewer”. Përmes kësaj qasjeje pretendohet se janë monitoruar informacione dhe plane operative të Policisë së Kosovës.
Prokuroria pretendon se këto veprime kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, si dhe kanë rrezikuar jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e babait të tij në Berivojcë, autoritetet kanë gjetur një armë të llojit “Zastava” dhe municion, të cilat sipas Prokurorisë posedoheshin pa autorizim.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës