Prishtinë, 13 maj 2026 21:22
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit.
Nga atje Kurti njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të investojë afër 450 mijë euro në projektin për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë.
Gjatë kësaj vizite, Kurti tha se Qeveria se po i përgjigjet pozitivisht një kërkese për zhvendosjen e një infrastrukture të ujit jashtë hapësirës së kalasë, sepse ajo shkakton probleme të sigurisë.
“Bëhet fjalë për një instalim i cili është qysh para luftës së dytë botërore 1939-shit. Ndërkaq, në anën tjetër edhe kapaciteti është i vogël, është diku rreth 480 metra kub ujë, ndërkohë që me investimet e reja të cilat kapin vlerën prej afër 450 mijë euro, do të jetë më shumë se dyfishim i kapacitetit në 1000 metra kub”, tha ai.
“Këtu jemi bashkë që të tregojmë mbështetjen tonë për Prizrenin, e në veçanti për Kalanë e Prizrenit, e cila është vend i turizmit kulturor siç po e shohim, jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve mbarë në rajon, por edhe e vizitorëve të huaj, disa prej të cilëve edhe i takuam derisa erdhëm këtu, shtoi Kurti.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës