Prishtinë 13 Maj 2026 15:44
Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rreth 90% është mbuluar nga granti i siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq 10% nga Komuna e Prizrenit. Ai tha se këto tri ndërtesa kanë 4,855 metra katrorë hapësirë banimi dhe se do të shërbejnë në cilësinë e jetës për shumë familje.
“Investimi që po e shohim sot është pozitiv në shumë sfera: është politikë sociale sepse i ul faturat, është politikë ekonomike sepse kursen energji, është politikë mjedisore sepse e ul ndotjen si dhe është politikë e drejtësisë sepse investon tek ata të cilët shpesh kanë qenë të fundit në radhë”, tha Kurti.
Ndërkaq ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se këto janë tri nga 28 banesat në 13 komuna të Kosovës, të cilat kanë përfituar nga investimet në efiçiencë të energjisë në vlerë totale prej 6.6 milionë euro.
“Urime të gjithë banorëve, 51 familjeve që jetojnë këtu, përfshirë këtu 42 gra kryefamiljare që do t’i gëzojnë këto investime. Banorët dhe komuna sigurisht që kanë një rol të veçantë në vitet në vijim për të siguruar që këto investime të zgjasin sa më gjatë”, tha ajo për këtë investim, teksa potencoi se projekti në tërësi ka arritur që të përkrahë mbi 200,000 familje.
“Ky është një projekt prej 75 milionë eurosh, të cilat i ka investuar BE-ja në këtë sektor. Unë dua të përgëzoj Qeverinë e Kosovës që nga këto 75 milionë, 20 milionë i kanë ndarë në fushën e energjisë efiçiente për përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë”, tha në anën tjetër përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Hubert Perr.
Njomza Hoxha, drejtoreshë e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tha se me këtë projekt kanë arritur që përveç sigurimit të kushteve më të mira të jetesës për shumë familje, edhe të kursejnë energjinë elektrike deri në 80%.
Ndërkaq Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Adem Morina, ka falënderuar donatorët për investimet për qytetarët e këtij qyteti.

4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
30 mijë persona të vdekur: Vera e këtij viti, më e nxehta në historinë e Evropës
Për kontributin në Kosovë, Maqedonci nderon me medalje senatoren Joni Ernst
Komandanti i FSK-së priti në takim senatoren Ernst, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
Kurti kërkon që Bondsteeli të bëhet bazë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë