Prishtinë, 13 maj 2026 18:06
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ambasadori Agron Bajrami, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për këtë proces, Peter Sorensen.
Në këtë takim Bajrami ka thënë se Kosovës është e vendosur që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë me njohje reciproke.
Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me hapat konkretë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
“Kryenegociatori Bajrami theksoi se Republika e Kosovës është e vendosur në qëndrimin e saj se procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i hapur rrugën integrimit të plotë të Kosovës dhe të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.Ai po ashtu theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këtë proces, duke kërkuar që të shtohen presionet ndaj palës tjetër për të përmbushur obligimet që ka marrë gjatë viteve në dialog. Këto obligime përfshijnë integrimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB”, ka thënë Bajrami thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.
Sa i përket hapave të ardhshëm, Kryenegociatori Bajrami theksoi se Kosova insiston në zbatimin e plotë dhe jo-selektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, që përfshin obligimin e Serbisë për të respektuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e institucioneve të saj në të gjithë territorin e Kosovës.
“Progresi i mëtejshëm në proces do të varet shumë edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, që përfshin dorëzimin e udhëheqësit të këtij sulmi, Milan Radojiqit, dhe grupit të tij, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë, ka thënë ambasadori Bajrami

Kamberi: Beogradi bllokon fondet dhe tekstet shqip, por Lugina po flet në New York
Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj
Projektligji për Specialen i dërgohet Qeverisë për shqyrtim
Kuvendi të hënën mban seancë
Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të
Ambasada amerikane konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme