Prishtinë
13 Maj 2026 11:28
Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Zetës, i cili ka miratuar një deklaratë për “shfuqizimin” e njohjes së Kosovës në territorin e asaj komune, duke e cilësuar këtë veprim si një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes evropiane të Malit të Zi.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Dukaj ka thënë se nuk është i befasuar nga deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se, pa hyrë në aspektet kushtetuese dhe juridike që këtij akti politik nuk i japin karakter detyrues, bëhet fjalë për një përpjekje për të marrë kompetenca që nuk i takojnë pushtetit lokal dhe për ndërhyrje në marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas tij, janë një nga objektivat kryesore të shtetit.
“Në vend që komuna më e re të përqendrohet në krijimin e kushteve më të mira për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, po dëshmojmë përpjekje për dobësimin e institucioneve përmes devijimeve brenda sistemit, të motivuara nga interesa të ngushta politike dhe strategji gjeopolitike të lidhura me to”, ka deklaruar Dukaj.

Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023