Prishtinë, 12 maj 2026 18:58
Policia e Kosovës po vazhdon të dëshmojë përkushtim të lartë në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve operative të zyrtarëve të saj. Në këtë kuadër, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur ceremonia e certifikimit për 36 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me Turma”.
Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative, përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, duke reflektuar nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përgatitjes që po ndërton vazhdimisht Policia e Kosovës.
Programi trajnimor është fokusuar në menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike, me qëllim forcimin e aftësive taktike dhe operative të pjesëtarëve policorë për reagim efikas dhe profesional në çdo situatë sfiduese, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell Veritasinfo.
Ky trajnim është pjesë e ciklit të planifikuar për të tetë rajonet policore të vendit, në përputhje me Konceptin Nacional për Menaxhimin e Trazirave Qytetare, duke dëshmuar seriozitetin institucional të Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve profesionale për qytetarët.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës