Prishtinë, 22 Korrik 2025
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime të ndara me të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Siç njofton Presidenca, me Prattipatin u fol për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për hapat drejtë konstituimit të Kuvendit, “në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.
Presidenca njofton se edhe me Hargreaves u folën të njëjtat çështje.
Më herët, Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese rreth rastit të krijuar në Kuvend.
Një ditë më herët, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka pranuar të tregojë se çfarë oferte i ka bërë kryetarit të NISMA-s Fatmir Limajt, për tejkalimin e ngërçit politik, por vetëm ka ritheksuar “gatishmërinë për bashkëqeverisje” me të.
Ai tha se deri në fund të javës kuptohet nëse ka ose jo marrëveshje me Limajn.
Seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka filluar më 15.04.2025.
Në Aktgjykimin e 26 qershorit Gjykata Kushtetuese ka theksuar qartazi nevojën që deputetët të veprojnë në frymën e “bashkëpunimit dhe mirëbesimit” – duke zhvilluar “konsultime konstruktive” për të arritur kompromisin e nevojshëm. Mirëpo, mospajtimet mes partisë me numrin më të madh të deputetëve dhe atyre të ish-opozitës rreth votimit të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin edhe rreth 3 javë pas shpalljes së këtij Aktgjykimi.
Kushtetuesja kërkoi bashkëpunim në mirëbesim e konsultim konstruktiv, por që nga 26 qershori 2025 kjo nuk është vërejtur në deklaratat publike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë dorëzuar tashmë ndarasi lëndë në Kushtetuese, në lidhje me kushtetushmërinë e seancës konstituive.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë