Beograd, 22 Korrik 2025
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë , Petar Petkoviq, ka njoftuar se nga vjeshta edhe 5.000 serbë në Kosovë do të marrin ndihmë mujore prej 20.000 dinarësh si mbështetje nga shteti i Serbisë.
Përveç asaj që në fillim të vitit ndihmuam popullin tonë, me vëmendje të veçantë ndaj atyre në gjendje më të rëndë sociale, duke ndarë çdo muaj nga 20.000 dinarë për 5.000 persona, nga vjeshta do të fillojmë me një masë të re të ngjashme. Do të sigurojmë të ardhura mujore prej 20.000 dinarësh për edhe 5.000 njerëz në Kosovë “, tha Petkoviq për TV Informer.
Sipas tij, kjo do të thotë që në Kosovë nuk do të ketë serb pa ndonjë të ardhur nga shteti i tij.
Kjo tregon se kujdesemi për popullin tonë. Mesazhi im për ta është që të kenë durim, të përballojnë, sepse ky terror nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ky zullum i Albin Kurtit ka një fund, dhe me politikë të qetë e të mençur, me mjaftueshëm durim nga ana jonë dhe me reagim të vendosur ndaj Brukselit e Perëndimit, si dhe me masa të tjera, do të përpiqemi të dalim nga kjo situatë“, tha Petkoviq.
Ai shtoi se për shkak të situatave si arrestimi i ndihmësit të tij, Igor Popoviq, nuk mund të flasë më konkretisht për ndihmën që ofron Zyra për serbët në Kosovë.
Sepse Kurti menjëherë dërgon Policinë e Kosovës, përplaset me njerëzit tanë, na ndalon projektet… Por kurrë më parë nuk janë ndarë më shumë mjete për popullin tonë sesa në kohën e Aleksandar Vuçiqit, për ta ndihmuar popullin tonë“, tha Petkoviq.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti