Osmani i drejtohet Kushtetueses për pasojat në rast të moskonstituimit të Kuvendit
Prishtinë, 22 korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim mbi pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor.
Në një konferencë për media, Osmani tha se kjo kërkesë ka karakter parandalues dhe synon garantimin e funksionimit të institucioneve. Ajo theksoi se situata e krijuar është e paprecedentë dhe se mungesa e qartësisë ligjore kërkon sqarim urgjent.
Presidentja po ashtu ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e afatit, me qëllim shmangien e një bllokade institucionale.
Afati për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik. Deri tani, deputetët kanë dështuar 50 herë ta formojnë atë.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë