Prishtinë 12 Maj 2026 8:03
Subjektet politike kanë veç edhe sot afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se afati 11-ditor për subjektet politike do të përfundojë të martën në mesnatë.
“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”, tha Elezi.
Sipas Elezit, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, morën pjesë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidatë i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësonin këto subjekte politike ishte 1,279.
Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 28 dhjetorit, KQZ certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë, që përfaqësonin 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
BE riafirmon mbështetjen për zgjerimin, Kosova dhe Shqipëria pjesë e rrugëtimit
Rada Trajkoviq: Radoiçiqi mund t’i nevojitet pushtetit në Serbi edhe për disa punë të pista
Hap i ri në marrëdhëniet Kosovë–Austri
Dialogu Kosovë-Serbi, Janjiq: Duhet të bisedohet edhe me shqiptarët e Luginës
Serbia mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviqi e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë
Mitrovica funksionalizon shërbimin për ndërhyrje të vogla kirurgjike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare
Dogana e Kosovës pjesë e forumit më të lartë vendimmarrës të Organizatës Botërore të Doganave
Instituti i Shëndetësisë Publike apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës