Prishtinë, 11 maj 20026 21:36
Një dokumentar investigativ francez zbulon lidhjet e errëta mes mafies serbe, huliganëve të futbollit dhe strukturave shtetërore, duke e përshkruar Serbinë si një nga nyjet kryesore të krimit të organizuar në Evropë.
Gazetari francez Jerome Pira, i cili prej dy dekadash investigon botën e krimit, udhëtoi në Serbi për të ndjekur gjurmët e armëve që furnizojnë grupet kriminale në Evropën Perëndimore.
Sipas tij, shumica e armëve ilegale që përdoren nga bandat në Francë, Itali apo Gjermani vijnë nga Ballkani, veçanërisht nga Serbia dhe Bosnja.
Në dokumentar, ai takohet me trafikantë armësh në Beograd, të cilët tregojnë hapur mënyrën se si armët kalojnë drejt Evropës përmes kamionëve turq apo rrugëve ilegale nëpër Hungari dhe Kroaci.
“Shumica e armëve vijnë nga Bosnja për shkak të luftës. Ka ende shumë rezerva armësh nga ish-Jugosllavia”, thotë një trafikant në dokumentar, duke shtuar se armët e shitura për disa qindra euro në Ballkan.
Sipas dokumentarit armët nga Ballkani (Serbia) janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Bataclan në Paris.
Por trafiku i armëve paraqitet vetëm si një pjesë e mozaikut kriminal. Sipas dokumentarit, Serbia është kthyer prej vitesh në qendër të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrjeteve mafioze që operojnë në gjithë Evropën.
Një pjesë e rëndësishme e investigimit fokusohet te huliganët e futbollit, sidomos tifozët e Crvena Zvezdës dhe Partizanit në Beograd, të cilët përshkruhen si grupe me ndikim të madh në botën kriminale dhe me lidhje të forta me shtetin.
Disa nga personazhet e intervistuar pretendojnë se huliganët përdoren nga politika dhe shërbimet shtetërore për protesta, presion në rrugë dhe kontroll të territorit.
“Nëse shteti ka problem, huliganët dalin në terren. Nëse huliganët kanë problem, shteti i mbron”, thotë një prej të intervistuarve.
Në qendër të dokumentarit është figura e famëkeqe e Zeljko Raznatoviq, i njohur si Arkan, ish-udhëheqës paramilitar, bos mafioz dhe lider i tifozëve të Crvena Zvezdës.
Sipas dokumentarit, Arkan ishte simboli i bashkimit mes mafies, nacionalizmit dhe shtetit serb gjatë viteve ’90. Ish-zyrtarë të sigurisë thonë se ai dhe kriminelë të tjerë janë përdorur nga shërbimet sekrete jugosllave për eliminime politike jashtë vendit.
Sipiuni i UDB-ës, Bozha Spasiq, për 15 vjet, lëshoi më shumë se 600 pasaporta për kriminelë. Një bashkëpunim i paprecedentë mes shërbimeve shtetërore dhe rrjetit kriminal të nëntokës.
Dhe nuk mbaron me kaq. Pasi shërbyen si vrasës, banditët do të vijnë në ndihmë të regjimit komunist dhe presidentit të sapozgjedhur, Slobodan Millosheviq.
Në vitin 1990, vendi po lëkundej. Blloku sovjetik sapo ishte shembur dhe presidenti Millosheviq po përballej me pakënaqësi popullore.
Mafiozët morën kontrollin dhe u ngarkuan me detyrën për të disiplinuar të rinjtë problematikë të stadiumeve. Ata u bënë liderët e tyre.
Zheljko Raznatoviq, i njohur si Arkani sundonte mbi tifozët e famshëm të Red Star Belgrade.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës