Prishtinë, 22 Korrik 2025
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshme për qëllimet e politikës së Serbisë dhe se janë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm, pas deklaratave te fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të zyrtarit serb, Igor Popoviq.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.
Ai tha se situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës është stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.
“Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile. Përveç pjesës së veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës, që shpesh herë Qeveria e Serbisë përmes grupeve të ndryshme kriminale ekstremiste shkakton në pjesën e veriut të Kosovës”, tha ai.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se Serbia “do të përgjigjet ashpër” pas arrestimit të Popoviqit, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se “po kërkon konflikt dhe po e dërgon rajonin drejt destabilizimit”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë