Prishtinë 11Maj 2026 14:06
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” që po mbahet në Këln ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ai ka thënë lidhja mes dy vendeve është shumë e fortë duke theksuar edhe pranimin e mijëra kosovarëve të zhvendosur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Kurti në fjalimin e tij ka kujtuar se Gjermania ishte një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështetëse për anëtarësimin në BE.
“Gjermania ka qenë avokuse e rrugës evropiane që nga shpallja e pavarësisë”, u shpreh Kurti.
Në një pjesë të fjalimit të tij, Kurti theksoi edhe rolin e diasporës kosovare në Gjermani, të cilën e cilësoi si “urë të gjallë mes dy shoqërive”, duke shtuar se mijëra profesionistë kosovarë po kontribuojnë në transferimin e njohurive dhe standardeve evropiane në Kosovë.
Në konferencë morën pjesë edhe mbi dhjetë kompani nga Kosova, të cilat prezantuan kapacitetet e tyre në IT, prodhim, logjistikë dhe shërbime profesionale.
Pjesëmarrja e Kosovës si vend partner në këtë forum konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të ekonomisë së vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me Gjermaninë.
Në këtë konferencë marrin pjesë biznese nga Kosova dhe kompani të mëdha gjermane, dhe ajo është një kombinim i forumit ekonomik, industrisë, takimeve B2B dhe prezantimeve profesionale.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës