Prishtinë, 22 Korrik 2025
Pas arrestimit të ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Igor Popoviq, Beogradi zyrtarë iu ka dhënë urdhër strukturave inteligjente dhe atyre të sigurisë për të ‘shënjestruar’ pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Zyra e Prokurorit Publik ka urdhëruar që të mblidhen informacione për ata që e arrestuan Popoviqin.
“Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd iu ka dërguar kërkesa për mbledhje të informacionit të nevojshëm Drejtorisë së Policisë Kriminale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit me qëllim të identifikimit të personave të cilët, më 18 korrik 2025, duke u paraqitur si e ashtuquajtura ‘Polici e Kosovës’, e arrestuan dhe e dërguan në Prishtinë ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq”, thuhet në njoftim e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Kërkesa, siç thuhet, është bërë me qëllim që të sqarohen elementet thelbësore për veprën penale të kidnapimit sipas nenit 134, paragrafit 3, bashkë me paragrafin 1, nga Kodi Penal.
Gjykata Themelore e Prishtinës të dielën ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Igor Popoviqit. Masa i është caktuar me kërkesë të prokurorisë, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Popoviq, dyshohet se më 18 korrik në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi me serbët lokalë, e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste, ndërkohë e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për siç ka thënë, heshtje ndaj autorëve të krimeve ndaj serbëve. Arrestimi i tij është bërë po atë ditë, në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë