Prishtinë, 10 maj 2026 20:44
“El Clasico” asnjëherë nuk është ndeshje e zakonshme, por takimi i Barcelonës me Real Madridin sonte nga ora 21:00, ka më shumë peshë se zakonisht.
Me 11 pikë më shumë se rivali, Barcelona e di se fitorja apo edhe barazimi në “Camp Nou”, do t’ia siguronte titullin e dytë rresht.
Për trajnerin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa, sfida do të jetë që ta bashkojë grupin. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka marrë një lajm të rëndë pak orë para ndeshjes, pasi babai i tij ka ndërruar jetë.
“El Clasico” e parë e sezonit i takoi Madridit që fitoi 2:1 në “Santiago Bernabeu” edhe pse ajo ndeshje u luajt në rrethana të tjera, kur gara për titull ishte krejtësisht e hapur. Reali në atë kohë drejtohej nga Xabi Alonso, ndërsa tensionet ishin më pak të ekspozuara.
Kësaj radhe, situata është ndryshe – Barcelona e ka shansin ta fitojë La Ligan me fitore ndaj rivalit më të madh, ndërsa Madridi do të luftojë ta shtyjë festën.
Me fitore, Barcelona do t’i bënte 91 pikë dhe do të kishte rastin ta barazonte rekordin e 100 pikëve, pasi deri në fund të kampionatit mbesin edhe tri xhiro.
Kjo u arrit fillimisht nga Real Madridi i Jose Mourinhos në edicionin 2011/12, para se të barazohej nga Barcelona e Tito Vilanovas një vit më vonë.
Asnjë skuadër tjetër nuk e ka arritur këtë sukses.

Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale