Prishtinë, 09 maj 2026 19:54
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita edhe matematikisht është kampione e Kosovës, pasi sot mundi rivali, Ballkanin, me rezultat 2-0, ndeshje e luajtur në Gjilan, në kuadër të xhiros së 33-të.
Skuadra e Dritës bëri paraqitje më të mirë në duel me Ballkanin, duke krijuar më shumë raste dhe duke e dërguar dy herë topin në rrjetën kundërshtare.
Besnik Krasniqi (24’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0, derisa suharekasve goditjen e dytë ua dha Dante (87’).
Përfundimisht mbron titullin e kamponit me 66 pikë të tubuara, duke e prekur për herë të pestë titullin e kampionit në historinë e tyre.
Skuadra gjilanas do ta përfaqësojë Kosovën sërish në kualifikueset në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, Ballkani është në garë me Malishevën për pozitën e dytë.
Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Drenica në garën për mbijetesë, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1.
Skuadra nga Skenderaj zhvilloi një paraqitje të mirë para tifozëve të saj, duke hedhur një hap të madh drejt sigurimit të mbetjes në elitën e futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm.
Drenica kaloi në epërsi në minutën e 30-të me anë të Kreshnik Uka, i cili realizoi një gol mjaft të bukur për 1-0. Vetëm shtatë minuta më vonë, vendasit dyfishuan avantazhin përmes Enaid Kodra, që konkretizoi dominimin e ekipit të tij në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Gjilani tentoi të rikthehej në lojë dhe arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 52-të me golin e Blerind Morina, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 45 pikë.

Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
Një dekadë nga medalja që shkroi historinë e Kosovës
Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre
Asllani drejt Premier Ligës, kërkohet nga Hull City
Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
Kosova shkëlqen në Sarajevë, fiton gjashtë medalje
Nga pasivizimi i adresave te përjashtimi nga drejtësia: shqiptarët e Luginës jashtë sistemit
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse