Prishtinë 9 Maj 2026 13:10
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B.
Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor evropian.
Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2006. Aktualisht çekët renditen në pozitën e 41-të në ranglistën e FIFA-s.
Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020. Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”, 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019.
Ndërkohë, ndeshjen e dytë miqësore, Kosova do ta zhvillojë më 7 qershor, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe me Andorrën, Dardanët janë ballafaquar dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Kanë barazuar në Prishtinë (1:1) dhe kanë fituar në Andorra La Vella (3:0).
Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar ndërtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme me karakter garues në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
Dardanët do të grumbullohen më 27 maj.

Një dekadë nga medalja që shkroi historinë e Kosovës
Rusët e Spartakut të Moskës nuk e duan shqipatrin Mirlind Daku në ekipin e tyre
Asllani drejt Premier Ligës, kërkohet nga Hull City
Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
Kosova shkëlqen në Sarajevë, fiton gjashtë medalje
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse
Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad
Për kontributin në Kosovë, Maqedonci nderon me medalje senatoren Joni Ernst