Prishtinë, 30 tetor 2026 16:19
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Fazliu siguroi vendin në podium pas fitores ndaj xhudistes kroate Iva Oberan, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Përballja ishte e barabartë dhe fituesja u përcaktua në kohën shtesë. Në momentet vendimtare, xhudistja kosovare realizoi një hedhje të suksesshme, duke e përfunduar luftën me “Ippon”.
Rrugëtimin drejt medaljes, Fazliu e nisi me fitore ndaj portugezes Joana Crisostomo, të cilën e mposhti me “Waza-ari”. Në çerekfinale, ajo triumfoi me “Ippon” ndaj garueses vendase Tsendbazar Mashbat.
Në gjysmëfinale, kosovarja u ndal nga polakja Angelika Szymanska, por arriti të rikthehej në garë dhe ta përmbyllte garën me medalje të bronztë.
Me këtë sukses, Laura Fazliu i sjell Kosovës një tjetër medalje nga garat ndërkombëtare të xhudos, ndërsa në renditjen botërore përfiton 500 pikë të reja.

Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kastrati dhe Dulaj i sjellin Kosovës dy medalje nga Kupa Botërore
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha