Prishtinë 9 Maj 2026 16:11
Komisionerja Evropiane për zgjerim, Marta Kos, do ta vizitojë Kosovën më 15 maj, kanë konfirmuar burime jozyrtare të Komisionit Evropian.
Kjo do të jetë vizita e saj e parë në cilësinë e zyrtares kryesore që merret me procesin e zgjerimit, ndonëse këtë post e mban që nga dhjetori i vitit 2024. Kos deri më tani nuk e ka vizituar Kosovën, ndërsa ka zhvilluar vizita në secilin vend tjetër që është pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së.
Një vizitë e saj në Kosovë ishte paraparë në mesin e muajit mars, por ajo e anuloi pas dekretit të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Zyrtarët evropianë vazhdimisht e kanë arsyetuar mungesën e vizitës së Marta Kosit në Kosovë me situatën politike në vend.
Megjithatë, meqë në Bruksel vlerësohet se situata politike në Kosovë nuk do të pësojë ndryshime thelbësore së shpejti, konsiderohet se nuk do të ketë një “moment ideal”, ndërkohë që realizimi i një vizite të tillë shihet si i domosdoshëm.

Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023