Prishtinë 9 Maj 2026 12:22
Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave me temën “Evropa”, të titulluar “70-vjetori i pullës Evropa”.
Ky emision shënon një përvjetor të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit filatelik evropian. Pulla EVROPA është emetuar për herë të parë në vitin 1956 nga gjashtë shtete evropiane dhe është shndërruar në simbol të unitetit, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të kontinentit.
Për shtatë dekada, këto pulla kanë pasqyruar vlerat e përbashkëta evropiane, duke bashkuar kulturën, historinë dhe identitetin e vendeve pjesëmarrëse përmes artit filatelik.
Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.
“Posta e Kosovës fton koleksionistët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij përvjetori të rëndësishëm duke pasuruar koleksionet e tyre me këtë emision të veçantë”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës