Prishtinë 9 Maj 2026 11:23
U.d e presidentit, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV’së.
Ajo e ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër të LVV’së.
“ E propozoj zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë Haxhiu.
Kandidatura është miratuar me unanimitet, pa asnjë votë kundër.
Pjesë nga fjalimi i Haxhiut:
“Qytetarët në dhjetor votuan 51.1 % për VV. Ajo që pasojë tregoj se kush është i gatshëm të marrë përgjegjësi, e kush është i gatshëm ta mbajë vendin peng për kalkulime”, ka thënë ajo.
“U shpërnda një Kuvend plotësisht legjitim, ku qytetarët folën qartë dhe bindshëm. Për një kohë votuam shumë marrëveshje ndërkombëtare e ligje”, ka shtuar Haxhiu.
“Në vend të respektimit të verdiktit qytetar, u prodhuan kriza që e çuan vendin drejt zgjedhjeve. Të njejtën qasje e kemi parë edhe vitin e kaluar, me bojkot të organizuar e shmangie të obligimeve kushtetuese”, është shprehur Haxhiu.
“S’kishte arsye që Kosova të shkonte në zgjedhje. Por kur s’arrin ta fitosh besimin me votë, disa tentojnë ta sfidojnë atë me kriza artificiale”, ka thënë ajo.
“Ne vepruam me përgjegjësi e seriozitet për t’i dhënë vendit president. Edhe pse kjo nuk është ajo që kemi dëshiruar, sot jemi këtu me të njëjtin përkushtim”, ka deklaruar u.d e presidentes.

Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt