Prishtinë 9 Maj 2026 9:15
Mbështetja për perimet në fushë të hapur është rritur nga 554 €/ha deri 804 €/ha pas pagesës rishpërndarëse për hektarin e parë. Për pataten, subvencionimi është rritur nga 654 €/ha deri 854 €/ha. Ndërsa për perimet në serra, mbështetja është rritur nga 850 €/ha deri 1,154 €/ha për fermerët që kultivojnë deri në një hektar.
Kosova vazhdon të importojë sasi të konsiderueshme të perimeve, sidomos jashtë sezonës. Pikërisht për këtë arsye kemi rritur mbështetjen për serrat, me qëllim zgjerimin e prodhimit vendor gjatë gjithë vitit, uljen e deficitit tregtar dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Orientimet indikative të Programit për Zhvillim Rural 2026 parashohin gjithashtu grante për mbjelljen e perimeve dhe ndërtimin e serrave moderne.
Gjatë vizitës së Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja në familjen Daci në Pejë, e cila është kthyer nga Zvicra dhe ka investuar në një serrë moderne, pamë konkretisht potencialin që ka bujqësia moderne në Kosovë. Këto janë investimet që i duhen vendit për të rritur prodhimin vendor dhe për të zëvendësuar importet.
Fokus i veçantë këtë vit do të jetë edhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes. Pas rehabilitimit të sistemit Radoniqi për rajonet e Gjakovës, Prizrenit, Rahovecit dhe Suharekës, në vijim do të prioritizohet rehabilitimi i sistemit të ujitjes Drini i Bardhë për Pejën, Istogun, Deçanin dhe Klinën, si dhe sistemi Iber-Lepenc për Mitrovicën, Vushtrrinë, Obiliqin, Fushë Kosovën, Drenasin dhe Prishtinën.

Gërvalla mohon kontaktet me Specialen: Është betejë ligjore, jo deklaratash
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
35 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Kamberi: Beogradi bllokon fondet dhe tekstet shqip, por Lugina po flet në New York
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren