Mitrovicë, 08 maj 2026 14:43
Një organizatë terroriste serbe ka publikuar kërcënime të reja ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke përmendur edhe “eliminim fizik”.
Sipas raportimit, kërcënimet janë bërë përmes rrjeteve sociale nga organizata serbe “Brigada e Veriut”, e cila në të kaluarën ka kërcënuar edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës.
Kjo organizatë ishte shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës në vitin 2023, bashkë me grupin “Mbrojtja Civile”, pas tensioneve dhe incidenteve të shumta në veri të vendit.
Në reagimet e mëhershme, institucionet e sigurisë kanë vlerësuar se këto mesazhe janë pjesë e luftës hibride dhe e përpjekjeve për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë. Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar vazhdimisht për aktivitetin e strukturave ilegale serbe dhe lidhjet e tyre me qarqe të caktuara në Serbi.
Lidhur me rastin e fundit, Policia e Kosovës ka deklaruar se aktualisht nuk ka ndonjë informatë zyrtare apo rast të raportuar që lidhet me kërcënimet e publikuara ndaj kryeministrit Kurti.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veriun e Kosovës, Veton Elshani, është shprehur për Veritasinfo, se nuk ka ndonjë informatë lidhur me rastin.
Kërcënimet vijnë në një periudhë të tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, ndërsa institucionet kosovare vazhdojnë të paralajmërojnë për rrezikun nga grupet ekstremiste dhe strukturat ilegale që operojnë në veri të vendit.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës