Prishtinë, 6 maj 2026 21:02
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot 6 majin e vitit 1997 dhe rënien e dëshmorit Luan Haradinaj, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të rezistencës së armatosur për lirinë e Kosovës.
Në postimin e tij, Kurti ka përshkruar momentet e fundit të Haradinajt dhe angazhimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Më 6 maj të vitit 1997, një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pajisur me armë e municione, po udhëtonin nëpër brezin kufitar, për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë. Në krye të rreshtit të tyre, ishte Luan Haradinaj, një djalë vetëm 23 vjeçar, por shumë aktiv në organizimin e rezistencës së armatosur të shqiptarëve kundër regjimit kriminal të Serbisë pushtuese në Kosovë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se rënia e tij ndodhi gjatë një përballjeje të armatosur në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Pranë kufirit jugosllav të vendosur dhunshëm mes shqiptarëve, rrugës nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit, në Qafëmullar, grupi ra në pritë të patrullës ushtarake kufitare jugosllave. Luan Haradinaj u vra teksa po luftonte në këmbë, trimërisht”, thuhet në postim.
Kurti e ka vlerësuar Haradinajn si dëshmor të lirisë.
“Ai ra dëshmor në luftën e paepur të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës. Lavdi Luan Haradinajt, luanit të lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Gërvalla mohon kontaktet me Specialen: Është betejë ligjore, jo deklaratash
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme
35 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Qeveria miraton pakon e projektligjeve për reformën në drejtësi
Kamberi: Beogradi bllokon fondet dhe tekstet shqip, por Lugina po flet në New York
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren