Prishtinë, 6 maj 2026 19:40
Ndërmarrja “Krusha”, e themeluar nga Fahrije Hoti, është një nga historitë më domethënëse të zhvillimit të biznesit në Kosovë, që nisi si një nismë për mbijetesë dhe u shndërrua në një kompani me eksport ndërkombëtar.
Fillimet e saj ishin modeste dhe të lidhura me produktet tradicionale.
“Kishim fotografitë e personave të vranë krahas tyre, vendosëm m’i ekspozu disa kavanoza me prodhim turshi edhe fillun njerëzit me na vizitu, ndonjëherë i merrnin edhe për lëmoshë”, ka rrëfyer Hoti në podcastin “Rrugëtimi” në Telegrafi.
Me kalimin e kohës, kërkesa për produkte u rrit.
“Çdo shtator merrshim telefonata të panumërta: a keni bo hajvarë? kjo na ka obligu me hi me punu”, ka theksuar Hoti.
Zhvillimi i biznesit erdhi gradualisht, bashkë me zgjerimin e tregut.
“Kemi fillu me tregun e Kosovës në 2014 mora një telefonatë nga tregu zvicerian dhe ky ka qenë filli i punës tonë të suksesshme”, ka treguar ajo në “Rrugëtimi”.
Sot, ndërmarrja eksporton në disa vende të Evropës dhe po synon tregun amerikan.
“Kemi fillu me Zvicrën, pastaj Gjermania, Luksemburgu, Franca, Italia, Austria. Këtë vit kemi bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet Fahrije Hoti.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës