Prishtinë 2 Maj 2026 13:19
Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja – një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Kontingjenti i parë kosovar pritet të ketë 22 ushtarë, me rotacione deri në vitin 2027 dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një terren të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, si dhe për paqartësi rreth mandatit të misionit.
”Do të thosha se nuk ka shumë rreziqe serioze përveç mundësisë që ndonjë ushtar të lëndohet ose të vritet gjatë misionit si dhe mundësisë se një reagimi politik kundër këtij angazhimi. Në përgjithësi ky është një kontribut me rrezik të ulet. Ideja është që Kosova po synon të tregojë se nuk është vetëm një aleate besnike por edhe një aleate aktive një vend që është i gatshëm të bëjë sakrifica me gjak dhe me mjete për të kontribuar në të mirën e përbashkë”, tha Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, për REL.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit