Prishtinë, 30 prill 2026 08:22
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka cilësuar si “të pakuptimta” pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten për një sulm ndaj Serbisë, duke theksuar se narrativa të tilla e vështirësojnë ndërtimin e marrëdhënieve normale në rajon.
Në një fjalim të mbajtur me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Brigadës së Tretë të Gardës së Ushtrisë Kroate “Kuna”, Milanoviq deklaroi se Kroacia nuk e konsideron askënd armik dhe pret të njëjtën qasje edhe nga të tjerët.
“Kroacia nuk e percepton askënd si armik dhe shpresoj që askush të mos na perceptojë seriozisht si armik, përveç atyre që thonë gjëra të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë. Është e vështirë të punosh me njerëz të tillë dhe të ndërtosh marrëdhënie normale dhe miqësore”, u shpreh ai.
Presidenti kroat theksoi se vendi i tij synon të ndërtojë marrëdhënie paqësore dhe të civilizuara me fqinjët, në funksion të përfitimit të ndërsjellë.
“Ne e dimë kush jemi dhe çfarë jemi të aftë të bëjmë. Nuk kemi armiq dhe duam të ndërtojmë marrëdhënie paqësore dhe gjithëpërfshirëse”, shtoi Milanoviq.
Duke folur për sfidat rajonale në një kontekst global të pasigurt, ai theksoi se prioritet për Kroacinë mbetet rregullimi i çështjeve të brendshme, përpara avancimit të marrëdhënieve me fqinjët.
Sipas tij, Zagrebi duhet të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, si dhe në trajtimin e statusit të kroatëve në këtë të fundit

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit