Prishtinë, 29 prill 2026 17:59
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra për Media e Presidencës, takimi do të mbahet në orën 15:00.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se këtë parti do ta përfaqësojë anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku.
Haxhiu, është takuar të mërkurën me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar për datën optimale për zgjedhjet e reja.
Datat optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë 31 maji dhe 7 qershori.
Ndryshe, Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e 28 prillit për ta zgjedhur presidentin, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit.
Kryeministri, njëherësh lideri i LVV-së Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën një marrëveshje për ta zgjedhur shefin e shtetit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit