Prishtinë, 20 prill 2026 10:48
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të madhe për vendin, duke përmendur se për herë të parë do miratohen pa përfshirjen e UNMIK-ut.
“Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari