Prishtinë, 17 prill 2026 18:53
Me një ceremoni solemne dhe pjesëmarrje të gjerë vendore e ndërkombëtare, është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “KIFT Kosova 2026”, duke e shndërruar kryeqytetin në një pikëtakim të rëndësishëm të industrisë turistike dhe bashkëpunimeve rajonale.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, tha se panairi ka kaluar nga një iniciativë modeste në një platformë të rëndësishme bashkëpunimi dhe zhvillimi të turizmit në vend.
“Turizmi i Kosovës është duke shënuar rritje të dukshme, qoftë në numrin e vizitorëve, rritjen e netë-qëndrimeve dhe po ashtu kemi rritje, nëse e analizojmë vetëm në muajin e fundit, kemi përfundim mbi 40% të rritjes së numrit të vizitorëve tek e njëjta periudhë e kohës paraprake të vitit të kaluar. Sot kemi një numër rekord të operatorëve, të bizneseve të Kosovës që janë prezentë në këtë panair. Kemi mbi 16 shtete pjesëmarrëse dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë që të kemi sa më shumë takime, sa më shumë koordinime dhe sa më shumë partneritete në mes të Kosovës dhe të gjithë këtyre operatorëve”, tha Hoti.
Hoti theksoi se Unioni i Turizmit është i gatshëm të marrë përgjegjësi të përbashkëta me institucionet përkatëse për zhvillimin, promovimin, standardizimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit në Kosovë.
Nga ana tjetër, këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit Nuredin Nushi vlerësoi se panairi nuk është vetëm hapësirë ekspozimi, por edhe një platformë që promovon identitetin kulturor dhe turistik të vendeve pjesëmarrëse.
“Pjesëmarrja e rreth 400 kompanive nga 20 vende, dëshmon qartë rëndësinë në rritje të sektorit të turizmit dhe rolin e tij në afrimin e vendeve dhe njerëzve. Vendi ynë është i bekuar me një trashëgimi të pasur kulturore, histori të lashtë dhe bukuritë natyrore që ofrojnë përvoja autentike për çdo vizitor. Nga monumentet historike dhe traditat e gjalla, deri te mikpritja e ngrohtë dhe gastronomia unike, ne synojmë të krijojmë një ofertë turistike që frymëzon dhe mbetet në kujtesë. Ministria e Kulturës dhe e Turizmit është e përkushtuar të zhvillojë dhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm, duke ruajtur njëkohësisht identitetin tonë kulturor”, u shpreh ai.
Drejtoresha e Turizmit në Komunën e Prishtinës, Rrezarta Aliu, e cilësoi panairin si një platformë të konsoliduar për bashkëpunim dhe rrjetëzim ndërkombëtar, duke potencuar potencialin e madh të kryeqytetit për zhvillim turistik.

Pesë vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë do inaugurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave nga Kosova
Ekzistojnë dëshmi se Osman Selmani, i arrestuar nga Serbia, ishte refugjat në vitin 1999, apelohet për prova shtesë
Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve
Dy javë pa gjurmë – familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Deklarata skandaloze e ministres serbe, sot dorëzohet kallëzim penal në Speciale, do të kërkohet urdhërarrest ndërkombëtar
Parandalohet mashtrimi me 21 prona në Mitrovicë, tre persona të arrestuar
Kush është Jovana Radosavljeviq: Nga menaxhimi i fondeve për dialog dhe integrim deri tek strukturat paralele të Beogradit
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela