Prishtinë 17 Prill 2026 12:43
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pas takimit që pati me homologun e sapoemëruar shqiptar, Ermal Nufi tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes.
Maqedonci tha se ka falënderuar Nufin për ndihmën e Shqipërisë ndër vite për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.
“Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në FSK përmes trajnimeve, edukimit të pjesëtarëve tanë, por edhe përmes prezencës në kuadër të misionit të KFOR-it ku Republika e Shqipërisë luan rol të veçantë. Gjithashtu diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për kohën kur po jetojmë”, tha Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi në anën tjetër tha se Shqipëria qëndron krahë për krahë Kosovës që nga pavarësia. Nufi tha se bashkëpunimi ndër shtetëror është i domosdoshëm për ngritjen e kapaciteteve dhe garantimin e sigurisë.
“Sot thellimi i institucioneve demokratike të Kosovës, ngritja e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, forcimi i institucioneve dhe Republikës demokratike me prirje të qartë evropiane, bashkëpunimi sot nuk do të mund të ishte më i mirë”, tha ai.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante