Prishtinë 17 Prill 2026 10:59
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë sot homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Ajo tha se, përkundër faktit që dihen emrat e kriminelëve serbë, ende nuk ka drejtësi për këto krime. Sipas saj, institucionet janë angazhuar për të shtuar kapacitetet si në Polici ashtu edhe në Prokurorinë Speciale, si dhe është miratuar Instituti për Krimet e Luftës, me qëllim që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.
U.D.Presidentja e Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Çikatovë të Vjetër.
Ajo, tha se në këtë vend u vranë 24 civil të paarmatosur. “Trupat e tyre përveç se u sulmuan me bomba dore dhe armë automatike u dogjën, u dogjën disa herë me qëllim që të fshehin krimin gjenocidal. Në Çikatovë të Vjetër u vranë 24 civil të paarmatosur dhe pasi u vranë trupat e tyre u dërguan në Rashkë të Serbisë për tu fshehur krimi. Si institucione jemi angazhuar që të shtojmë edhe kapacitete edhe në Polici edhe në Prokurori Speciale kemi miratuar institutin e krimeve të luftës që të dokumentohen të gjitha krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi pranë familjeve në këto kohë të vështira. Dhimbja mbetet e madhe edhe pas 27 viteve”, ka thënë ajo.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve