Prishtinë 17 Prill 2026 12:56
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova është në fazën përfundimtare drejt realizimit të kontratës për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”.
Ai në emisionin “Context” në ATV theksoi se gjatë vizitës së komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Iowa, janë vendosur kontakte me Gardën Kombëtare të Iowas, e cila ka ofruar mbështetje në përgatitjen për pranimin e helikopterëve, përfshirë mirëmbajtjen dhe aspektet dokumentare.
Sipas Maqedoncit, institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm me kompaninë prodhuese të helikopterëve për të finalizuar detajet e kontratës, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.
Megjithatë, ai vlerësoi se, ndonëse helikopterët mbeten të rëndësishëm për kapacitetet e ushtrisë, zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake, veçanërisht përdorimi i dronëve dhe sistemeve të tjera moderne, kanë ulur rolin e tyre si sistem kritik në fushën e betejës.
“Helikopterët, pavarësisht që janë të nevojshëm, me ndryshimet e fundit nuk janë ai sistemi kritik për çdo ushtri, sepse dronët dhe armët e tjera i kanë bërë më pak të rëndësishëm në aspektin ushtarak. Megjithatë, ne kemi vlerësuar se ata na nevojiten.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante