Prishtinë 14 Prill 2026 12:35
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë mirënjohje për qytetarin Faton Tahiri, i cili me një akt të jashtëzakonshëm guximi shpëtoi jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit.
Ngjarja kishte ndodhur disa ditë më parë, ndërsa reagimi i shpejtë i Tahirit rezultoi vendimtar për shpëtimin e viktimës, pavarësisht rrezikut të madh për jetën e tij.
“Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të menjëhershëm, duke vënë edhe jetën në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit, i ndava mirënjohje për trimërinë e treguar”, ka deklaruar Hyseni, transmeton Zeri.info.
Ai theksoi se veprimi i Tahirit përbën shembull të qytetarisë dhe solidaritetit në momente të vështira.
“Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, u shpreh kryetari i Gjilanit.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës