Prishtinë 18 korrik 2025
Bojan Jevtiq, shefi i operativës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë’ sot do të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi Prokuroria Speciale do të dorëzojë edhe kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.
Jevtiq u arrestua në një aksion i cili u zhvillua më 17.07.2025, mes Prokurorisë Speciale, Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Togeri po dyshohet si spiun i autoriteteve serbe, deri sa përdorte autoritetin e shefit të operativës policore në pikë kufitare, aty ku ishte i vendosur.
Në bazë të një hetimi gati një vjeçar, IPK arriti që të bëjë planin dhe të arrestojë togerin policor nën dyshimet për spiunazh.
Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë.
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante