Prishtinë, 18 korrik 2025
Seanca e sotme, në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë u ndërpre për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti, tha se seanca do të vazhdojë të hënën pasi sot ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës dëshmitari A2, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të hënën”, ka deklaruar Hoti.
Seanca e fundit është mbajtur më 13 qershor ku një polic kishte dëshmuar se si ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione derisa grupi i “Banjskës” udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante