Mitrovicë e Veriut, 18 Korrik 2025
Inspektorati Policor i Kosovës hap zyra të reja në Mitrovicën e Veriut
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur sot zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut. Ato janë vendosur në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi”, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, këtë hap e kanë vlerësuar si përmirësim të shërbimeve dhe forcim të besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit.
IPK ka ofruar shërbime në Mitrovicën e Veriut që nga viti 2015, fillimisht në një objekt me qira në rrugën “Mbreti Peter”. Zyrat e reja do të jenë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00, thuhet në komunikatën për media.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë